Voziti mbi 185 kilometra në orë, gjobitet kosovari

 
Një person është gjobitur me 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i automjetit.
Policia e Kosovës ka njoftuar se në autostradën “Arben Xhaferi” në zonën e kufizimit të shpejtësisë prej 120 km/h është ndaluar automjeti duke lëvizur me shpejtësi 187 km/h.
Në njoftim thuhet se Policia vazhdon ndërmarrja e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor./21Media

Back to top button