Vrasja e një gruaje në Skënderaj, reagon Deliu-Kodra
Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pasi një grua dyshohet se u vra sot nga bashkëshorti i saj në fshatin Llaushë të Skenderajt.
Deliu-Kodra ka thënë se kjo është një ngjarje jashtëzakonisht e rëndë për të gjithë.
Ajo ka thënë se dhuna dhe vrasja nuk janë zgjidhje për problemet, teksa ka bërë thirrje tek institucionet përkatëse të përgjigjen me shpejtësi dhe vendosmëri, për të vënë drejtësinë për këtë rast.
“Ngjarje jashtëzakonisht e rëndë për të gjithë, vrasja e një gruaje nga bashkëshorti i sajë në fshatin Llaushë të Skënderajt. Dhuna nuk ka qenë dhe nuk do të jetë asnjëherë mjet për zgjidhje të problemeve, e kurrsesi vrasja. Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet më të thella për familjen e viktimës. Institucionet përkatëse të përgjigjen me shpejtësi dhe vendosmëri, për të vënë drejtësinë për këtë rast tragjik”, ka shkruar Deliu-Kodra në Facebook.
Është arrestuar sot personi i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij në fshatin Llaushë të Skënderajt./21Media