Kriza energjetike, Haradinaj thotë se s’ka parë angazhim serioz të Qeverisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sonte në “Click” të RTV21 deklaroi se çështja e enrgjisë është sfidë për secilën qeveri.
Ai tha se nuk ka parë angazhim serioz të qeverisë në zgjidhjen e problemit me energji elektrike, shkruan rtv21.tv

Sipas Haradinajt, sikur qeveria t’i sillte ekspertët gjatë verës, nuk do të ndodhnin avaritë në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

Ndryshe, drejtori menaxhues i KEK-ut, Nagip Krasniqi, para dy javësh ka thënë se kriza energjetike në vend do të vazhdojë së paku deri në fund të janarit të vitit të ardhshëm. Ai ka theksuar se nga data 20 janar 2022, mund të kthehet në funksion blloku “B2” i Kosovës B, për prodhimin e energjisë elektrike./21Media

Back to top button