Vrasja e Lirije Qerimajt, Haxhiu kërkon të merren masa ndaj prokurores kujdestare

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sonte ka kërkuar që të ndërmerren masa ndaj prokurores kujdestare dhe mbrojtëses së viktimave, lidhur me vrasjen e Lirije Qerimajt nga bashkëshorti i saj.
“Dy gra që është dashur të veprojnë për të mbrojtur jetën e tani të ndjerës dhe asnjëra nuk i ka kryer detyrat prandaj duhet të ndërmerren masa urgjentisht!”, ka shkruar ndër të tjera Haxhiu në Facebook.
Ndryshe, Rrjeti i Grave të Kosovës dje ka kërkuar nga institucionet që rastet e tilla të trajtohen me seriozitet të shtuar nga të gjitha organet e drejtësisë si Policia, Prokuroria dhe Gjykatat. RrGK po ashtu ka kërkuar hetim të vrasjes së 48 vjeçares deri në provën e fundit, si dhe dënim maksimal ndaj të akuzuarit.
Ndërsa, nesër në mesditë, në Skenderaj do të protestohet kundër dhunës dhe vrasjes së grave, duke dënuar vrasjen e djeshme të Lirije Qerimaj nga bashkëshorti në Llaushë të Skenderajt./21Media

Back to top button