Petkoviq në Graçanicë propagandon se Kosova është bebëza e syrit të Serbisë
Drejtori të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviqit për Krishtlindjet ortodokse është duke qëndruar në Kosovë.
Petkoviq nga Kosova çon mesazh propagandues duke pretenduar se Kosova është bebëza e syrit të Serbisë dhe duke thënë se sivjet do të punojnë më shumë që të ndërtojnë spitale dhe shkolla dhe kopshte e rrugë të reja.
“Urime të veçanta popullit tonë serb në Kosovë e Metohi, me një thirrje gëzimi “Paqja e Zotit, Krishti lindi!”. Në të vërtetë, sekreti i lindjes së Zotit Jezu Krisht përfaqëson vetë kuptimin e jetës sonë dhe të luftojmë për një jetë të lirë është misioni ynë themelor këtu në Kosovë e Metohi. Për të mbijetuar si komb, duhet të ndërtojmë paqen, të jemi të bashkuar dhe të bashkuar. Secili nga njerëzit tanë në #kosovoimetohija përfaqëson bebëzën e syrit të shtetit të Serbisë dhe ne do të vazhdojmë të përpiqemi të ndihmojmë popullin tonë në Kosovë e Metohi dhe këtë vit shumë më tepër, të ndërtojmë spitale dhe shkolla dhe kopshte dhe rrugë të reja, por edhe të ndihmojmë kishën tonë ortodokse serbe dhe Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit, me në krye peshkopin Teodosije”, ka shruar ai.
Portali rtv21.tv dje ka kërkuar përgjigje nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës (MPJ) se a ka leje Petar Petkoviq të qëndrojë në Kosovë dhe për të kuptuar se cila është agjenda e tij, por nga MPJ-ja nuk janë përgjigjur./21Media