Kaloni te përmbajtja kryesore

Shqipëria mbështet dialogun me Rusinë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka bërë të ditur se Shqipëria e mbështet dialogun me Rusinë.
Ajo përmes një postimi në ”Facebook”, ka theksuar se i është mirënjohëse, Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, për mbledhjen e jashtëzakonshme të Ministrave të Jashtëm të NATO-s, mbi pozicionimin ushtarak të Rusisë në Ukrainë dhe çështjet më të gjera të sigurisë evropiane.
”Një mundësi shumë e mirë për të diskutuar mbi këtë kërcënim serioz për sigurinë dhe mënyrat për ta trajtuar atë. Theksova mbështetjen e Shqipërisë për dialogun me Rusinë duke qëndruar të patundur në parimet dhe angazhimet tona”, ka shkruar tutje Xhaçka./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button