Mbi 60 mijë vaksina janë dhënë kundër gripit sezonal
Dhënia e vaksinave kundër gripit sezonal në Kosovë ka filluar mbi dy muaj më parë, ndërsa deri tani mijëra qytetarë kanë marrë vaksinën kundër këtij gripi.
Ministria e Shëndetësisë, ka bërë të ditur për rtv21.tv se deri tani janë dhënë mbi 60 mijë vaksina kundër gripit sezonal në Kosovë.
Ndryshe, më 28 tetor në Kosovë ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal.
Përkundër që qytetarët e Kosovës janë imunizuar me vaksinën kundër COVID-19, ata duhet ta marrin edhe atë kundër gripit sezonal, por gjithmonë dy javë pas marrjes së dozës së dytë./21Media