LVV prish koalicionin me LDK-në në Dragash
Lëvizja Vetëvendosje – dega në Dragash ka njoftuar se gjatë katër viteve të ardhshme do të jetë në opozitë.
Sipas njoftimit, “Dega e LDK-së në Sharr, përmes takimeve zhvilluar sëfundmi, përfshirë krerët e saj, e përgjatë ditës së djeshme edhe me kryetarin e komunës, na e thanë qartazi që nuk e kanë seriozisht ndryshimin në komunë, duke mos respektuar marrëveshjen për koalicionin qeverisës”.
“Dega e LDK-së në Sharr, përmes takimeve zhvilluar së fundmi, përfshirë krerët e saj, e përgjatë ditës së djeshme edhe me kryetarin e komunës, na e thanë qartazi që nuk e kanë seriozisht ndryshimin në komunë, duke mos respektuar marrëveshjen për koalicionin qeverisës. Jo se prisnim shumë më ndryshe, por mbështetja jonë, më shumë se sa për fitoren e LDK-së ishte përmbushje e një obligimi ndaj më shumë se 2300 votueseve të cilët na deleguan përgjegjësi përtej së qëndruarit neutral në periudhën e balotazhit. Meqë dega e LDK-së në Sharr nuk e ka seriozisht ndryshimin dhe shenjë për këtë është shkelja mbi parimet e marrëveshjes që mundësoi ndërrimin e qeverisjes në komunë, nuk ka më kuptim që si Lëvizje VETËVENDOSJE! të përfshihemi në një ekzekutiv të tillë komunal”, thuhej ndër të tjera në njoftim./21Media