Policët shpëtojnë një person nga zjarri
Stacioni policor në Deçan mbrëmë rreth orës 17:20 ishte informuar se në fshatin Beleg-Deçan një shtëpi është kaplua nga zjarri.
Policia menjëherë ka shkuar në vendngjarje, zyrtaret Policor kanë kuptuar se brenda shtëpisë ndodhet viktima, të njëjtit menjëherë kanë ndërhyrë duke rrezikuar jetën e tyre, për ti dalë në ndihmë viktimës, të cilën kanë arritur që ta nxjerrin nga shtëpia e përfshirë nga flakët.
Viktima fillimisht është dërguar ne QKMF-Deçan, e më pas në Spitalin Rajonal në Pejë, për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.
Policët të cilët kanë ndërhy ne rast kanë pranuar tretman mjekësor ne QKMF-Deçan. Ne vendngjarje ka dalë edhe ekipi i zjarrfikëseve të cilët kanë lokalizuar zjarrin./21Media