Përleshje për mal, arrestohet një burrë në Skenderaj

Policia e Kosovës ka arrestuar sot personin me inicialet M.S. në Skenderaj për shkak se ka kryer veprën penale sulm.
Policia njofton se i dyshuari është fjalosur me personin M.K., pasi ky i fundit e kishte akuzuar se ia kishte prerë pyllin – pronë private e tij.
Ngjarja ka ndodhur në Runikë të Skenderajt, ndërkohë që policia ka intervistuar edhe një dëshmitar të rastit.
Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button