Policia deklarohet për gjendjen në Kosovë pas referendumit të Serbisë

Policia e Kosovës thotë se situata gjatë referendumit serb vlerësohet se ka kaluar e qetë dhe pa incidente, përjashtuar disa tubime të mbajtura në lokacione të ndryshme të Kosovës.
“Situata vlerësohet se ka kaluar e qetë dhe pa incidente, përjashtuar mbajtja e disa tubimeve dhe marshimeve në lokacione/qytete të ndryshme, në cilësi të shprehjes së pakënaqësisë ndaj moslejimit të mbajtjes së referendumit në Kosovë. Policia e Kosovës është e përkushtuar në kryerjen e detyrave dhe autorizimeve të saj konform autorizimeve ligjore dhe kushtetuese si dhe garantimin e sigurisë së përgjithshme në vend”, thuhet në një njoftim të Policisë.
Në një komunikatë për media, Policia njfton se për referendimin është hartuar urdhri operativ ku janë paraparë masat dhe veprimet, në funksion të ruajtjes së rendit kushtetues.

“Po ashtu janë paraparë të gjitha planifikimet dhe veprimet operacionale për menaxhim të sigurisë dhe reagim profesional në rast të cenimi të sigurisë qytetare apo rendit kushtetues në vendin tonë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Kuvendi i Kosovës me 76 vota pro, asnjë kundër dhe një abstenimi ka miratuar dje rezolutën kundër lejimit të organizimit të referendumit të Serbisë brenda territorit të Kosovës./21Media
Back to top button