Haradinaj kundërshton ashpër shtrenjtimin e rrymës elektrike

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka bërë të ditur se AAK ka thirrur debat parlamentar për ngritjen enorme të çmimeve të artikujve elementar.
Gjithashtu, ai ka njoftuar se ZRRE ka ngritur një propozim për shtrenjëtim të rrymës, ku mund të mbërrijë mbi 80%, propozim që Haradinaj e ka kundërshtuar ashpër.
Deklarata e plotë:
Aleanca ka thirrur debat parlamentar për ngritjen enorme të çmimeve të artikujve elementar për këtë të enjte. Ndërkohë veç paska rrjedhur një propozim i ZRRE për shtrenjtimin e rrymës që për konsumatorin mesatar familjar mund të mbërrijë mbi 80%.
Kjo është e papërballueshme.
Prandaj i bëj thirrje Qeverisë, që në këtë periudhë kur inflacioni ka rritur çmimin e shportës së përditshme të qytetarëve, të ndajë buxhet për mbulimin e kostos shtesë nga çmimi i tanishëm i energjisë. Kjo s’duhet të mbetet në nivel diskutimi të papërcaktueshëm të qeverisë./21Media

Back to top button