Dy kartëmonedha të reja në tregun shqiptar
Sot Banka e Shqipërisë ka hedhur në qarkullim dy prerjet e radhës së serisë së re të kartëmonedhave shqiptare
Bëhet fjalë për prerjen me kurs ligjor, 500 lekë dhe 2000 lekë.
Të dyja kartëmonedhat vijnë me një dizajn të rifreskuar, por ruajnë të njëjtat motive të paraqitura në prerjet ekzistuese përkatëse. Ato pasqyrojnë ndryshime të lidhura me konfigurimin në tërësi të elementeve të shtuara dhe të përmirësuara të dizajnit dhe të sigurisë së kartëmonedhave.
Të dyja kartëmonedhat vijnë me një dizajn të rifreskuar.
Kartmonedha 500 lekë e ka ndryshuar pamjen nga ”portreti i Ismail Qemalit (1844-1919), simboli i shqiponjës dhe pena me të cilën u firmos akti i pavarësisë” në ”ndërtesa ku u bë shpallja e pavarësisë, telegrafi me të cilin u përhap lajmi i shpalljes së pavarësisë dhe dhoma ku u morr vendimi”.
Ndërsa, kartmonedha 2000 lekë e ka ndryshuar pamjen nga ”Portreti i Mbretit Gent, sundimtari i fundit i shtetit ilir”, në ”Elemente të arkitekturës së antikitetit ilir, si dhe bima medicinale Gentiana Lutea”./21Media