Prishtina nis fazën përgatitore në Turqi me transferimet e reja
Prishtina me në krye trajnerin Abdulah Ibrakovic, ka zbarkuar në Turqi për përgatitje të mëtutjeshme në prag të fillimit të stinorit pranveror.
Skuadra bardhekaltër tashmë ka kryer edhe stërvitjen e parë.
Ndonëse ende nuk i ka zyrtarizuar, klubi më i madh në vend ka marrë me vete edhe përforcimet e reja.
Në mesin e ardhjeve të reja te Prishtina, janë edhe ish-futbollisti i Dritës dhe Lille, Agim Zeka si dhe ish-futbollisti i Feronikelit, Bujar Pllana.
Prishtina në Turqi do t’i zhvillojë disa ndeshje miqësore./21Media