​BSPK: Qeveria është ngutur duke pranuar propozimin për shtrenjtimin e rrymës

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, sot ka bërë të ditur se Qeveria ka bërë veprim të ngutshëm, duke pranuar propozimin e KEDS-it drejtuar ZRRE-së për shtrenjtimin e rrymës
Përmes një komunikate, BSPK ka theksuar se arsyetimi i KEDS-it për rritjen e çmimit të energjisë elektrike është pasojë e ngritjes së çmimit të importit nuk mund të pranohet edhe po të jetë i saktë dhe krejt kjo se popullata është shtrënguar plotësisht duke iu përkeqësuar gjendja ekonomike e sociale.
”Edhe të punësuarit, të cilët për shkak të moscaktimit të pagës minimale, po edhe pjesa tjetër e popullatës e cila varet nga ndihmat sociale e edhe tjetra që nuk ka punë e as ndihma sociale do të gjenden në një situatë tejet të vështirë ekonomike e sociale me këtë veprim të pa analizuar e të pamatur mirë. Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës i drejtohet partnerit të saj social – Qeverisë se ka bërë veprim të ngutshëm me miratimin e propozimit të këtillë, të propozimit të cilit është dashur t’i kushtohet kohë dhe t’i nënshtrohet analizës profesionale para se të miratohet”, është bërë e ditur në komunikatë.
BSPK ka theksuar se besojnë se Qeveria është e vetëdijshme se miratimi i sotëm do të sjellë deri te përkeqësimi dhe rëndimi i mëtejshëm i situatës ekonomike e sociale të qytetarit./21Media

Show More
Back to top button