Fosilet e njerëzve të hershëm të gjetur në Etiopi kah fundi i 1960-tës, janë më të vjetër se që është menduar

 
Eshtrat e njerëzve të hershëm, të zhgroposur në Etiopi kah findi i vitit 1960, janë më të vjetër se që është menduar më parë.
Këto fosile njihen si Omo I. Ekspertët gjatë studimit të tyre erdhën në përfundim se ato kanë vjetërsi 230, 000 vjeçare, ndërkohë që deri më tani është menduar se kishin vjetërsi 200 mijë vjeçare.
Këtë studim e bënë shkencëtarët nga Universiteti i Cambridge.
Eshtrat janë një prej shembujve më të hershëm të Homo sapiens.
Sipas shkencëtarëve të Universitetit të Cambridge, studimet sugjerojnë se fosilet datojnë para kohës së shpërthimit vollkanik në këtë rajon, që ka ndodhur para 230, 000 vitesh.
Shkencëtarët, për të ardhur në përfundim me këtë studim, studiuan kimikalet nga shenjat e gishtërinjëve në shtresën e hirit të vullkanit, që u gjetën mbi sendiment, ku u gjetën edhe fosilet.
Ata janë duke vazhduar me studime të mëtejme për të kuptuar më saktësisht rreth moshës së njerëzve të asaj periudhe.
Kur jemi te kjo, arkeologët në vitin 2017 njoftuan rreth një studimi të fosileve të Homo Sapiensit më të vjetë në botë. Sipas tij, ishte kafka 300 mijë vjeçare në Jebel Irhoud në Marok.
Gërmime e studime në Etiopi të eshtrave të njerëzve janë bërë për katër dekada me radhë, ku shkencëtarët janë munduar që të caktojnë me përpikëri datën e fosileve më të vjetra të njerëzve në Afrikën lindore.
Fosilet e Omo I u gjeten në formacionin gjeologjik të quajtur Omo Kibish në Etiopi.
Ky rajon ndodhet pranë vullkanit aktiv. Ai po ashtu është burim i pasur edhe me artefakte të njerëzve të hershëm./21Media

Show More
Back to top button