AAK shqyrton mundësinë e organizmit të protestave për çmimin e energjisë
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot ka njoftuar se mbledhjen e rregullt të kryesisë është diskutuar për situatën aktuale politike në vend.
Kryesia e AAK-së ka vlerësuar se rritja e çmimeve në këtë kohë është e patolerueshme. Përderisa veriu i vendit nuk paguan fare për energjinë, sipas AAK-së, është e padrejtë rritja enorme e çmimeve për pjesën tjetër të qytetarëve, ku goditen amvisëritë dhe bizneset.
Siç është bërë e ditur në komunikatë, kryesia ka kërkuar që të shqyrtohet mundësia e organizimit të protestave për te kundërshtuar shtrenjtimin e paralajmëruar të rrymës elektrike.
”Aleanca ka përkrahur dhe do të lobojë vazhdimisht për miratimin e ligjit për donacionet për Ushtrinë, ku do të jepet mundësia që qytetarët, brenda vendit apo në diasporë, do të kenë mundësinë e dhurimit të mjeteve financiare për zhvillimin e Ushtrisë. Kryesia e AAK-së, ka krijuar grupet punuese për monitorimin e zgjedhjeve të brendshme partiake, në të gjitha nivelet. Poashtu, janë formalizuar edhe udhëheqësit apo koordinatorët e departamenteve, Seksionit për strategji dhe analizë, Forumit Ekonomik dhe zyrave profesionale”, është bërë e ditur në komunikatë./21Media