“Çdo ditë luftoj me veten”, këngëtarja shqiptare poston foto duke qarë!

 
Këngëtarja shqiptare, Enxhi Nasufi, ka shpërndarë në Instagram një fotografi duke qarë. Krahas fotografisë, këngëtarja ka dhënë një mesazh frymëzues për ndjekësit e saj.
Ajo ka thënë se çdo ditë lufton me veten për jetën dhe ëndrrat e saj, teksa ka theksuar se çdokush luftën e ka me veten dhe me problemet brenda vetes.
“Çfarë nuk shikoni shpeshherë në Social Media! Lot, dhimbje, zhgënjim, vuajtje, nerva, humbje, luhatje humori, mos dëshirë, ankth, panik, depresion etj etj. Dhe të gjitha këto janë totalisht normale sepse sa më shumë kalojnë vitet aq më shumë e kuptoj atë shprehjen e mamit tim ‘Jeta nuk është fushë me lule’, ‘hajde se ‘do rritesh’ dhe do i kuptosh se gjërat janë ndryshe’! Po janë! Çdo ditë luftoj me veten dhe me askënd tjetër për jetën time dhe për ëndrrat e mia! Në fakt Çdokush luftën me veten e ka, me problemet brenda vetes, me pasiguritë, komplekset, vështirësitë por jo çdo njeri i shfaq njësoj! Unë kam vendosur të luftoj luftën time me veten time dhe fotoja që shihni është një nga ato ditët e procesit të jetës time! Luftoni me betejat tuaja! Përqafoni uljet dhe ngritjet në jetën tuaj! Askush nuk është ti dhe mbi të gjitha çdokush ndoshta po kalon vështirësi dhe sfida që ti nuk i di! Kështu që boll u morët me të tjerët, me jetën e të tjerëve, por gjeni guximin të ktheni sytë brenda vetes tuaj! E nëse keni qëllime në jete vetja juaj është konkurrenti numër 1. Të gjitha janë pjesë e jetës në të cilën edhe unë sigurisht kam dhe pafund ditë që ndriçoj dhe ndihem njeriu me i plotësuar më energjik dhe me konfident në botë. Kjo është jeta, përqafoje atë”, ka shkruar këngëtarja në Instagram.
Në fund, ajo ka kërkuar nga ndjekësit e saj që pa lexuar postimin mos ta pyesin “çfarë ke? s’je mire? je sëmurë?”.
Enxhi thotë se nuk është sëmurë, por thjesht po rritet./21Media

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Enxhi Nasufi (@enxhinasufi)

Back to top button