Vdiq ikona e modës, Andre Leon Talley

Ka vdekur në moshën 73 vjeçare, ish-drejtori dhe kryeredaktori i Vogue, Andre Leon Talley.
Karriera e Talley zgjati pesë dekada.
Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur përmes një postimi në Instagram.
Familjar, miq, kolegë të të ndjerit u shprehen shumë të pikëlluar nga vdekja e më të dashurit të tyre, transmeton rtv21.tv
Talley e filloi punën në revistën “Vogue” në vitin 1983 si drejtor i lajmeve të modës. Ai u ngrit në pozitë duke u bërë drejtor kreativ nga viti 1987 deri në 1995.
André vazhdoi të kontribuoj në “Vogue” si redaktor deri sa iu bashkua ekipit të revistës me orarë të plotë në vitin 1998, ku e shkruante një editorial në muaj të quajtur “Style Fax”.
Ai qëndroi në rolin e redaktorit të kësaj reviste deri në vitin 2013./21Media

Back to top button