Maqedonia e Veriut në listën e vendeve të rrezikshme për të udhëtuar në Gjermani
Për shkak të situatës me pandeminë e Kovid 19, Gjermania e ktheu Maqedoninë e Veriut në listën e vendeve të rrezikshme, ndërsa protokolle të reja Covid ka edhe për hyrje në Finlandë dhe Hong Kong, kumtoi sot Ministria e Punëve të Jashtme.
Me vendimin më të ri të autoriteteve gjermane, nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut gjatë hyrjes në Gjermani kërkohet paraqitje elektronike dhe posedim të vërtetimit për vaksinim ose për kalimin e Covid ose PCR negativ. Për personat të cilët nuk janë infektuar me Covid dhe nuk janë të vaksinuar, vijon masë për karantinë 10-ditore, me ç’rast mund të lirohet jo më herët se dita e pestë me anë të testimit për Covid 19. Nga kjo masë lirohen fëmijët e pavaksinuar deri në moshën gjashtë vjeçare, të cilëve megjithatë karantina u ndërpritet pas pesë ditëve.
Në të njëjtën kohë, Qeveria e Hong Kongut, Rajoni special administrativ solli vendim për ndryshimin e kushteve për hyrje në Hong Kong, në pajtim me cilat Republika e Maqedonisë së Veriut gjendet në Grupin A të vendeve ku janë zbuluar raste të omikronit. Për shkak të kësaj, është e kufizuar hyrja e shtetasve tanë dhe të huajve (të cilët nuk janë banorë të Hong Kongut), të cilët qëndrojnë në Maqedoninë e Veriut prej 21 ditësh. Për më tepër, hyrja lejohet për banorët e Hong Kongut, por me një karantinë të detyrueshme 21-ditore dhe 6 teste PCR./TV21