Sot pritet të shqyrtohen masat e reja antiCOVID-19

Rritja e numrit të rasteve pozitive me COVID-19 gjatë këtij muaji ka bërë që sot të mblidhet komitetit ndërministror për t’i shqyrtuar masat e reja antiCOVID-19.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 7,266.
Vetëm dje janë shënuar 2,050 raste të reja me Covid-19, kurse një ditë më parë ishin 720 raste të reja. Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.348 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.728.214 doza të vaksinës.
Deri më sot 798.225 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Ndërsa deri më sot janë dhënë 40.561 doza përforcuese dhe 2.191 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button