Arrestohet grupi i hajnave në Rahovec

Gjatë periudhës kohore të muajve Tetor, Nëntor, Dhjetor të vitit 2021, dhe Janar/ 2022 në Komunën e Rahovecit janë kryer shumë raste të vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda, dhe janë regjistruar rreth 20 vepra penale, ku cak i një grupi të kryerësve recidivist kanë qenë tri xhami dhe 15 objekte të ndryshme dyqane ushqimore, barnatore, butiqe, shkolla, kryesisht të kryera në qytetin e Rahovecit.
Njësiti i Hetimeve pranë Stacionit Policor në Rahovec në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit ka ndërmarrë veprimet hetimore që kanë rezultuar me mbledhjen e provave materiale që quan në identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e pesë të dyshuarve, prej tyre edhe dy persona të moshës 16 dhe 14 vjeç.
Policia njofton se ky grup i kryerësve ka vepruar duke depërtuar me forcë në objekte duke përdorur mjete të forta metali (dalta, kaçavidë dhe mjete tjera të përshtatshme) kanë vjedhur para të gatshme në shumën e përgjithshme deri në 1500 euro dhe gjësende (cigare dhe artikuj të tjerë) në vlerë deri në 2000 euro, duke shkaktuar dhe dëme të konsiderueshme materiale në këto objekte. Përkitazi kësaj, pas dorëzimit të kallëzimit penal ndaj pesë të dyshuarve për 20 vepra penale të vjedhjeve të rënda, pranë Prokurorisë Themelore në Gjakovë dhe kërkesës pranë Gjykatës
Themelore në Gjakovë, është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh për tre prej tyre ndërsa dy janë liruar në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button