Kaloni te përmbajtja kryesore

Arrestohet personi që vodhi para në barnatore

Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin se i njëjti, i maskuar ka hyrë në një barnatore dhe ka grabitur 140 euro.
Ngjarja ka ndodhur në Viti mbrëmë rreth orës 19:30.
“Është arrestuar një person nën dyshimin se i njëjti, i maskuar ka hyrë në një barnatore dhe duke e kanosur viktimën i ka grabitur 140 euro para të gatshme”, ka njoftuar Policia.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit, është dërguar në mbajtje./21Media 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button