Shpërthim me bombë, 17 të vdekur dhe 59 të plagosur

Të paktën 17 persona humbën jetën dhe 59 të tjerë u plagosën pas një shpërthimi shkatërrues në një qytet në perëndim të Ganës, pasi një kamion që transportonte eksploziv u përplas me një automjet.
Shpërthimi la një krater të madh dhe shndërroi dhjetëra ndërtesa në grumbuj druri dhe metali të mbuluar nga pluhuri, afër qytetit të Bogoso, rreth 300 kilometra në perëndim të kryeqytetit Akra.
Pamjet tregojnë vendasit që nxitojnë drejt një zjarri të furishëm dhe shtëllungave të tymit të zi në rritje për të inspektuar dëmet, ndërsa punonjësit e shpëtimit kaluan nëpër rrënoja për të gjetur të mbijetuar.
“Gjithsej 17 persona janë konfirmuar për fat të keq të vdekur dhe 59 të plagosur janë shpëtuar”, tha në një deklaratë Ministri i Informacionit Kojo Oppong Nkrumah.
Nga 59 persona të plagosur, 42 po marrin trajtim në spitale ose qendra shëndetësore dhe “disa janë në gjendje kritike./21Media


 

Back to top button