Tetë viktima nga Covid-19 në Shqipëri
Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 5.367 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 1.658 qytetarë.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë vdekur 8 persona të prekur me Covid-19, ndërsa 2.005 janë shëruar.
Aktualisht, në spitalet COVID po marrin trajtim 157 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.
Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë – 795, pasuar nga Vlora me 76, Durrësi 66, Shkodra 60, Fieri 57 etj.
Shqipëria deri më sot ka regjistruar gjithsej 248.070 raste pozitive me koronavirus, 220.684 janë shëruar, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.305 pacientë./21Media