Presidenti i UEFA-së Aleksander Çeferin e viziton Kosovën

Presidenti i FFK-së Agim Ademi ishte për vizitë në Slloveni dhe pas takimit me kreun e Federatës së Futbollit të Sllovenisë, Radenko Mijatoviq, është pritur nga presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, në shtëpinë e tij.
Gjatë këtij takimi presidenti Ademi e njoftoi kreun e UEFA-s për gjendjen aktuale në FFK dhe projektet e mëtejme. Po ashtu, ia prezantoi programin dhe planet e FFK-së nën udhëheqjen e tij dhe strategjinë e futbollit 2022-2026, si dhe paraqiti kërkesat për mbështetjen e projekteve dhe ideve të tij dhe KE të FFK-së.
Numri një i futbollit evropian nga ky takim konfirmoi vizitën e tij në Kosovë në pranverë, kur edhe do ta hapë zyrtarisht Kampin Edukativ Nacional në Hajvali, si dhe do të vizitojë Shtëpinë e Futbollit në Prishtinë./21Media

Back to top button