Protestuesit paralajmërojnë Kurtin: Neve ose KEDS-in

“Ngrohja nuk është komoditet”, “Asnji cent më shumë”, “Lësho rrymën, lësho rrjetin, largoje KEDS-in”, “Qeveri e popullit apo e privatnikut”, janë shkrimet në pankartat me të cilat një grup i qytetarëve kanë protestuar kundër shtrenjtimit të energjisë, para objektit të Qeverisë së Kosovës.
Anita Mjeku, organizatore e protestës ka thënë se propozimi i fundit i Zyrës së Rregullatorit për Energji është i padrejtë.
“Ne jemi shantazhuar me rritje të energjisë nga institucionet që i kemi zgjedhur të na përfaqësojnë. Propozimi i fundit i ZRrE-së që vendosi për vendosjen e bllok-tarifës, do të na varfërojë. Ky propozim i padrejtë është tjetër tentativë për të na faturuar bizneset”, ka thënë ajo.
Mjeku i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti se rryma nuk ka qenë asnjëherë e lirë.
“Ose neve ose KEDS-in dhe ne i themi kryeministrit që rryma nuk ka qenë e lirë, ua themi që nuk e japim asnjë cent më shumë”, ka shtuar ajo.
 

Back to top button