Arrestohet një person në Podujevë
Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht një person.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë, të mërkurën rreth orës 16:05.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
“Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë./21Media