Ka vdekur Rexhail Qerimi, i dënuar për rastin “Alfa”

Ka vdekur Rexhail Qerimi nga fshati Opajë në Kumanovë. Këtë e kanë bërë të ditur familjarë e tij mëngjesin e sotëm.
“Allahu te shpërbleftë me xhenet axha im. Lirin ta morën për 14 vite padrejtësisht, por te Zoti je i pastër”, shkruan njeri prej familjarëve.
Rexhail Qerimi është i dënuar për rastin “Alfa” së bashku me Agim Islamin.
Rasti “Alfa” ka ndodhur më 26 nëntor 2008, në parkingun e Fakultetit matematiko-natyror në Shkup, nga ku jetën kishte humbur polici shqiptar nga njësiti Alfa, ndërsa ishin plagosur edhe dy kolegët e tij maqedonas me të cilët ai kishte qenë në patrullë.
Për këtë rast, në prill të vitit 2010, me burgim të përjetshëm u dënua tashmë i ndjeri Rexhail Qerimi dhe Agim Islami./TV21

Back to top button