Fansat pjesë e videoklipit të ri të Greta Koçit
Këngëtarja Greta Koçi ka dhënë detaje rreth projektit të ri muzikor që do të sjellë së shpejti.
Kënga tashmë ka përfunduar, ndërsa xhirimet e videoklipit do të nisin së shpejti në Tiranë, kështu ka njoftuar këngëtarja në InstaStory.
Ajo gjithashtu ka thënë se fansat e saj do të jenë pjesë e videoklipit.
“Videoklipi i ri do të xhirohet së shpejti në Tiranë. Kënga besoj që do të iu pëlqej shumë. Ju do të jeni pjesë e klipit, por do të njoftoheni”, ka thënë këngëtarja.