Sonte jepet shfaqja mysafire “Gofi” në Teatrin e Gjilanit

Sonte(27 janar) me fillim nga ora 18:00 do të jepet shfaqja mysafire “Gofi” në Teatrin e Gjilanit, në kuadër të manifestimit të këtij edicioni të “Talia e Flakës”.
Kjo shfaqja e cila sjellë teatrin Metropol të Tiranës në Gjilan ëhstë me dramaturgji dhe regji të Shkelzen Berishës.
“Nën këtë dritë të re dramaturgjike ngjarjet na çojnë në një kasolle malit përpjetë, ku kanë mbetur të ngujuar tre alpinistë, që ishin nisur për të shkuar në bjeshkët e namuna. Të izoluar nga orteku dhe në përpjekje për të mbushur kohën e pritjes, ata përshkojnë një rrjedhë historike të jetës së shqiptarëve ndër shekuj dhe përplasjeve të mëdha që kanë shoqëruar këtë histori”, përshkruhet shfaqja nga faqja e Teatrit të Gjilanit.

Edhe sivjet, në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit” nisi Festivali i dramës origjinale shqipe “Talia 2022”, në Gjilan, nga 23 janari dhe zgjat deri nesër, 28 janar./21Media

Back to top button