Gjobitet vozitësi i cili lëvizte me automjet në drejtim të kundërt të rrugës

 
Policia e Kosovës ka gjobitur sot vozitësin në Gjilan, i cili ka lëvizur me automjet në drejtim të kundërt të rrugës, duke rrezikuar automjetet tjera.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor ka pranuar video-inçizim dërguar nga mediat lidhur me kundërvajtjen e shkaktuar në trafik, ku shihet automjeti Golf 4 me targa 05, duke lëvizur në kahje të kundërt duke rrezikuar automjetet tjera”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë.
Tutje bëhet e ditur se menjëherë veprimet policore kanë rezultuar me identifikimin e personit/automjetit dhe me pas shqiptimin e gjobës për kundërvajtësin në trafik sipas Ligjit 05/L-088 për rregullat e trafikut rrugor./21Media

Back to top button