“Nëse Kurti vazhdon me kokëfortësinë e tij, qershori mund ta gjej me një dorëheqje të ofruar në tavolinë”
Njohësi i marëdhënieve ndërkombëtare, Arbnor Sadiku, sonte në emisionin “Click” të RTV21, ka thënë se kryeministri Albin Kurti nga të bërit opozitë në pozitë “do të duhej të ishte më i pjekur”.
“Nëse kryeministri Albin Kurti vazhdon me kokëfortësinë e tij, qershori mund ta gjej me një dorëheqje të ofruar në tavolinë”, ka thënë tutje Sadiku.
Sadiku gjithashtu ka thënë se bashkësia ndërkombëtare nuk do ta pres Kurtin./21Media