Nesër hapet një qendër për teste të shpejta ndaj Covid-19
Nesër do të hapet një qendër për teste të shpejta ndaj Covid-19. Kështu informoi sot drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Bujar Gashi, i cili bëri të ditur se orari për testime të shpejta do të jetë 7 ditë të javës, nga ora 8:00 deri në 16:00.
“Në koordinim me Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Kryetarin e Komunës së Prishtinës Nga nesër datë 29.01.2022 do të hapin edhe një qendër testimi me teste të shpejta antigjenike. Qendra e Mjekësisë Familjare nr. 4 në Xhemajl Ibish do të ofroj shërbimin e testimit për Covid-19 me orar: Nga 08:00 deri në 16:00, shtatë ditë të javës E hënë- e diele”, ka shkruar Gashi në Facebook.
Ky vendim, sipas Gashit, është marrë me qëllim të zvogëlimit të pritjeve të qytetarëve në Amf- qendra studentore te menza.
Ministria e Shëndetësisë ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 4 persona që kanë qenë të prekur me Covid-19, ndërsa janë regjistruar edhe 3 mijë e 617 raste të reja./21Media