SHBA-ja i dërgoi Ukrainës edhe 81 tonë municion ushtarak
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë dërguar edhe 81 tonë municione te kalibrave të ndryshëm në Ukrainë.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksii Reznikov përmes një postimi në ”Twitter”.
”Këtë herë, aeroplani i katërt solli në Ukrainë 81 tonë municione të kalibrave të ndryshëm. Javën e ardhshme presim avionë amerikan me asistencë ushtarako-teknike për të forcuar aftësitë mbrojtëse të Ukrainës”, ka shkruar Reznikov./21Media