Raportohet për dy sulme seksuale e katër raste të dhunës në familje

Përmes raportit 24 orësh të policisë është bërë e ditur se janë shënuar dy raste të sulmeve seksuale si dhe katër raste të dhunë në familje.
Një femër nga Skenderaj kishte njoftuar se ishte sulmuar seksualisht nga një burrë. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Ndërsa, në Mitrovicë të Veriut në lidhje me sulmin seksual të datës 13.11.2021 – 06:00, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Një grua nga Fushë Kosova ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërgohuar në mbajtje.  
Një burrë nga Prishtina ka raportuar se pas ndarjes nga e dyshuara me të cilën kanë bashkëjetuar, në vazhdimësi është duke pranuar mesazhe kërcënuese nga numra të ndryshëm të telefonave.
Edhe një burrë nga Peja është arrestuar, pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe dy vëllezërit e saj. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ndërsa edhe një burrë nga Skenderaj ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas dhe dy vajzave të tij, me ç’rast i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button