Vdiq një femër nga Prishtina, dyshohet se ra nga banesa
Një 15 vjeçare nga Prishtina ka ndërruar jetë mbrëmë, ku dyshohet se e mitura ka rënë nga lartësia e një objekti.
Viktima ishte dërguar në QKUK, për trajtim mjekësor, pasi që dyshohej se ishte rrëzuar nga banesa në tokë dhe kishte pësuar lëndime trupore. Vdekja e viktimës është konfirmuar nga ekipi mjekësor i emergjencës.
Për portalin rtv21.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka treguar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:20 në rrugën ”Muharrem Fejza”.
”Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Përkundër përpjekjeve të ekipeve mjekësore, viktima femër, 15 vjeç, ka humbur jetën”, ka thënë Borovci.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion. Rasti në procedurë hetimore./21Media