Besnik Tahiri rezulton poztiv me COVID-19

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Tahiri përmes një postimi në Facebook, teksa ka bërë të ditur se edhe pse është i vaksinuar me dy doza ka simptoma jo të lehta.
“Pas testimit, kam marrë konfirmimin se kam rezultuar pozitiv me COVID-19. Edhe pse i vaksinuar me dy doza, virusi ka simptoma jo të lehta, e në veçanti për ata që kanë probleme tjera shëndetësore. Duke ju uruar shëndet për ju dhe familjet tuaja, lutem për sa më pak të infektuar, e ata që tashmë janë pozitivë ta kalojnë sa më lehtë. Ju lutem kujdesuni për veten dhe familjet tuaja”, shkruan Tahiri në Facebook./21Media

Back to top button