Mbi 35 mijë raste aktive me COVID-19
Numri i rasteve aktive me Covid-19 në Kosovë ka arritur në 35 mijë e 51 raste. Sipas të dhënave të Ministrisë së shëndetësisë, në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar edhe 2 mijë e 390 raste të reja me koronavirus.
Siç ka bërë të ditur Ministria rastet e reja kanë dalur pas testimit të 10 mijë 336 mostrave.
Gjatë 24-orëve të fundit nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë 2 mijë e 556 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milionë e 776 mijë e 133 doza të vaksinës.
Deri më sot 893 mijë e 512 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Kurse, me dozën e tretë dhe përforcuese janë vaksinuar 77 mijë e 437 persona./21Media