​Shtatë të vdekur nga COVID-19 sot në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit, 7 qytetarë kanë humbur betejën me COVID-19.
Ndërsa janë kryer 5 mijë e 404 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 1 mijë e 533 qytetarë. Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë – 598.
Janë shëruar 2 mijë e 215 persona. Ndërsa janë 18 mijë e 68 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë Shqipërinë.
Aktualisht, në spitalet COVID po marrin trajtim 134 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar./21Media
 

Back to top button