Arrestohet një person që gjuajti me pushkë në afërsi të KEK-ut

Një person është arrestuar nën dyshimin se ka gjuajtur me armë gjuetie në zonën e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:30 në fshatin Dardhishtë-Zona e KEK-ut.
Policia përmes raportit ditor ka thënë se nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë gjuetie, disa fishekë dhe një gëzhojë.
Pas këtij rasti, e vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button