Dhjetë autorë në garë për çmimin “Kadare” 2022
Çmimi “Kadare” është një konkurs letrar që ka në fokus letërsinë shqipe dhe mbështetjen e autorëve shqiptarë.
Është krijuar në vitin 2015 dhe ësthë çmim që i ndahet çdo vit një vepre letrare të një shkrimtari shqiptar.
Ndërkaq, vepra botohet dhe promovohet nga shtëpia botuese UET Press.
Dhjetë autorët që garojnë këtë vit për çmimin “Kadare 2022” janë:
Biser Mehmeti me romanin “Të jetosh me vdekjen”
Bujar Balliu me romanin “Era ndez qirinj”
Bujar Skëndo me “Psherëtima e fundit”
Durim Taçi me “Liqeni në mes të detit”
Entela Kasi me “Rikthimi”
Fatmir Halimi me “Makthi”
Kujtim Lapa me “Vdekja e Orlandos”
Renis Hyka me përmbledhjen “Tregimi më i shkurtër në botë”
Shpresa Qiriqi me përmbledhjen “Mjegull” dhe
Vera Bekteshi me romanin “Pusulla letrare”.
Çmimin “Kadare” 2021 e fitoi gazetari, publicisti, shkrimtari, dramaturgu dhe kineasti nga Kosova, Gani Mehmetaj me romanin “Zogjtë e qyqes”./21Media