Humolli: Kam bërë përpjekje që deputetët të anulojnë Gjykatën Speciale

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Humolli, sot tha se është skeptik nëse Gjykata Speciale do të japë vendime të drejta. Humolli, që është deputet i Lëvizjes Vetëvendosje tha se është përpjekur ta shfuqizojë Gjykatën Speciale dhe se do të votonte për këtë nëse do ti jepej mundësia.
Derisa po dëgjohej si dëshmitar në gjykimin ndaj Salih Muustafës, Humolli tha se beson që ish-bashkëluftëtari i tij është i pafajshëm./21Media
Përgatiti: Fitore Ademi

Back to top button