Kalaja e Jezercit ka nevojë për një ndërhyrje emergjente

 
Kalaja e Jezercit është njëri nga monumentet e trashëgimisë dhe historisë së gjatë të fshatit Jezerc.
Kalaja ka nevojë që sa më shpejtë të restaurohet sepse gjurmët e saj sa shkojnë e zhduken. Për këtë është ri-aktualizuar çështje e saj, për faktin se nuk është bërë asnjë restaurim i vetëm në këtë kala.
Përfaqësuesi i organizatës “Jezerci”, Elbasan Osmani, sot në emisionin “Bon Bon” të RTV21, ka thënë Kalaja e Jezercit është në gjendje jashtëzakonisht të keqe.
“Aty janë fakte të gjalla që tregojnë se aty ka pasur një kala, por që ka mbetur ndër vite dhe askush nuk është përkujdesur për restaurimin e saj dhe për ta rregulluar atë monument, i cili tregon shumë për historinë tonë”, ka thënë Osmani.
Ai tutje ka thënë se Kalaja e Jezercit ka nevojë për një ndërhyrje emergjente./21Media

Back to top button