Voziti 95 km/h, 22 vjeçari u dënua me para, pikë negative dhe heqje të patentë shoferit

Një 22 vjeçar në Ferizaj sot u dënua me 300 euro, 3 pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtës (heqje e patentë shoferit) për shkak të tejkalimit të shpejtësisë.
Policia informoi se 22 vjeçari në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar.
“Sot, datë 02.02.2022 rreth orës 20:00 ka ndaluar shoferin i cili me automjetin e udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën ‘’Driton Islami ’’ në Ferizaj, ku në zonën e kufizimit 50 km/h zhvilloi shpejtësi 95 km/h. Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet Q.F (M/K) i moshës 22 vjeçar i shqiptoi një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 300 euro , 3 pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse ( heqje e patentë shoferit).”, bëri të ditur policia.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apeloi te shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes.
“Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.”, bëri të ditur tutje policia./21Media

Back to top button