Rita Ora bën marrëveshje me kompaninë muzikore BMG
Rita Ora ka nënshkruar kontratë globale me kompaninë muzikore BMG, e cila ia mundëson t’i ketë në zotërim të gjitha incizimet e saja në të ardhmen.
Ora këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Instagram, ku tha se ndihet e fuqishme kur e di se ka nën kontroll muzikën e saj.
Ora më parë kishte kontratë me kompaninë Atlantic Records, në bashkëpunim me të cilën arriti të realizojë 10 top hite, përfshirë këtu “Anywhere” dhe “Let You Love Me”.
Para kësaj, ajo kishte kontratë me kompaninë muzikore të Jay Z, Roc Nation, për të cilën ka thënë se si pasojë e saj mbeti si jetime. Këtë ngase kompania i kishte vënë vetës synime të tjera, dhe kishte lënë pas dore detyrimet ndaj Orës që lidheshin me punën.
Kjo kompani i mundësoi Orës që të lansojë solo karrierën në vitin 2012, por Ora tri vite më vonë e akuzoi atë lidhur me këtë çështje.
Pas arritjes së një marrëveshjeje ligjore me Roc Nation në vitin 2016, Ora nënshktoi kontratë me kompaninë Atlantic, por në këtë bashkëpunim lansoi vetëm një album, që u pagëzua Finiks.
Ky album, i cili u vlerësua me çmimin Gold në Britani, përfshinë hitet “Your Song” dhe “For You”, e cila ishte kolona zanore e filmit “Fifty Shades Freed”.
Kënga e fundit e lansuar nga kjo kompani është Bang, në bashkëpunim me DJ-in Imanbek, e cila nuk arriti të vletësohet në toplista në Britani.
Pas kësaj, besohet se kontrata në mes tyre është anuluar.
Ora, krahas me muzikën zhvillon karrierë edhe në film e televizion. Ajo është e angazhuar edhe si vlerësuese në jurinë The Masked Singer UK.
Reputacioni i Orës paksa u zbeh në nëntor të vitit 2020, kur ajo organizoi gosti ditëlindjeje për 30 vjetorin e lindjes së saj, derisa bota ishte në izolim për shkak të pandemisë së COVID-19.
Megjithatë, ky skandal filloi të harrohet kur Ora kërkoi falje për këtë dhe pagoi gjobë në vlerë të £10,000 (10 mijë funtave angleze).
Sa i përket kontratës me komaninë BMG, Ora në këtë radhë i bashkohet disa artistëve të tjetë që kanë kontratë me të, si Kylie Minogue, KSI dhe Run The Jewels.
Ora në llogarinë e saj në Instagram me këtë rast ka shkruar se është shumë e emocionuar për muzikën e re në të cilën është duke punuar, dhe mezi prêt ta ndajë atë me fansat e saj.
Ajo po ashtu falënderoi edhe Atlantic Records, duke cituar se kjo kompani i ka ndihmuar që të arrijë rekord me realizim të 10 top singleve të një artisteje angleze./21Media
