Fëmijët i bëjnë thirrje Ramës që të mos iu prishen shtëpitë
Sot banorët e 5 Majit, Laprakës, Paskuqanit, Kodrës së Priftit dhe Kombinatit kanë protestuar para Kryeministrisë.
Banorët po e kundërshtojnë vendimin e kësaj të fundit pasi që pronat e tyre preken nga projektet e rindërtimit dhe Unazës së Madhe. Ata kërkojnë shpronësim të drejtë për pronat e tyre.
Disa nga protestuesit i kishin marrë edhe fëmijët në protestë, shkruan ora news.
Duke kënduar në kor ata i bënë thirrje kryeministrit Rama që mos t’u prishin banesat.
“O xhaxhi Edi të lutem mos na i prish shtëpitë. Të lutem shumë mos na i prish shtëpitë. Nuk kemi shtëpi të tjera” ishte lutja e një vogëlushi për Ramën./21Media
