KRU “Hidrodrini” reagon pas ngritjes së aktakuzave ndaj dy zyrtarëve të saj

Kompania Rajonale e Ujësjellësit, Hidrodrini sot ka reaguar pas ngritjes së dy aktakuzave për helmimin e qytetarëve në Deçan, në vitin e kaluar. KRU “Hidrodrini” ka bërë të ditur se këtë lajm e ka mësuar nga mediat.
KRU “Hidrodrini” ka postencuar se ka qenë bashkëpunues edhe me organet e prokurorisë e madje edhe duke ftuar publikisht në zbardhjen e rastit.
“Edhe në shembullin e sotëm, mbi pretendimet e Prokurorisë, KRU ‘Hidrodrini’ zotohet për transparencë me të gjitha organet e hetuesisë dhe me opinionin deri në zbardhjen e së vërtetës së shkakut për rastin në fjalë. Aktakuzat e ngritura sot, deri në verdiktin final të gjykatës përkatëse, mbeten vetëm pretendime. Andaj, me këtë rast, lusim mediat, opinionin dhe të gjithë akterët e përfshirë, për korrektësi e mirëkuptim, kjo duke qenë të bindur thellë se vetëm kështu i ndihmojmë të vërtetës. Po ashtu, cilësimet dhe deklaratat nga politika, mbi çështjen, mendojmë se nuk janë në shërbim të zbardhjes së vet rastit”, është bërë e ditur reagimin e KRU “Hidrodrini”.
May be an image of text
Prokuroria në Pejë ka ngritur dy aktakuza për helmimin e qytetarëve në Deçan vitin e kaluar. “Pas një hetimi intensiv në çështjen penale me rastin e helmimeve të 1500 qytetarëve, sot kam ngritur aktakuzë kundër dy zyrtarëve si persona përgjegjës për veprën penale ‘Mos evitimi i rrezikut’”, ka deklaruar sot në një konferencë për media prokurori Durjan Juniku.
Aktakuzat janë ngritur ndaj dy zyrtarëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodrini”, saktësisht kimistes dhe drejtorit të Departamentit Teknik për mungesë të klorit dhe të testimeve të ujit.
Ndërkaq, lidhur me personat e dyshuar të nacionalitet serb është thënë se kanë përfunduar hetimet dhe ka rezultuar se nuk kanë pasur lidhje me rastin.
Kujtojmë që, në korrik të vitit kaluar 1500 qytetarë të Deçanit kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ku në mesin e tyre 51 kanë qenë fëmijë për shkak të problemeve shëndetësore që janë lidhur me ujin./21Media

Back to top button