“After Party” vazhdon të jetë e hapur në Galerinë e Ministrisë së Kulturës

Që nga 27 janari është hapur “After Party” e artistëve Enkelejd Zonja dhe Vigan Nimani, e kuruar nga Zef Paci, në Galerinë e Ministrisë së Kulturës.
Kjo ekspozitë do të vazhdojë të jetë e hapur deri më 27 prill të këtij viti.
Nga e marta në të shtunë mund të shikoni nga afër punimet e artistëve.
“Në këtë ekspozitë, që është përzgjedhë të shpaloset interesi në marrëdhënie me momentin historik të së kaluarës, dy artistët sjellin temat e kohës, kujtesës e perceptimit. Kjo vënie bashkë e aspekteve dhe qëndrimeve të dy artistëve shqiptarë të rritur ndërmjet dy kulturash të Ballkanit kundrejt realiteteve social-historike të së kaluarës bëhet jo vetëm për të thënë in medio stat virtus”, përshkruhet ekspozita./21Media

Back to top button