21 viktima nga COVID-19 në Maqedoni

Në 24 orët e fundit në Maqedoni janë regjistruar 18 viktima nga COVID-19. Në mënyrë shtesë në regjistrin për persona të vdekur nga virusi janë regjistruar edhe 3 viktima të tjera.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë konfirmuar 690 raste të reja me COVID-19 nga 2 mijë e 790 testime të kryera. Nga numri i përgjithshëm i rasteve të reja janë regjistruar 94 riinfektime.
Instituti për Shëndet Publik në Maqedoni ka regjistruar 676 pacientë të shëruar nga COVID-19./21Media
 

Back to top button